Këtë e ka konfirmuar për klankosova.tv, zv/ministri i Infrastrukturës, Rexhep Kadriu, i cili shtoi se që nga mesnata të gjitha kompanitë e pastrimit janë angazhuar për të përfunduar punën e tyre:

”Të gjitha kompanitë e pastrimit të rrugëve janë angazhuar që nga ora 1 pas mesnate duke hedhur kripë, për të mundësuar qarkullimin e lirshëm të mjeteve në trafik”.

Ai ka pranuar se deri më tani nuk është raportuar për ndonjë bllokim të mundshëm të ndonjë rruge megjithatë është kërkuar që të ketë kujdes dhe përshtatje të shpejtësisë gjatë ngasjes së automjeteve në trafik.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here