Këngëtarja Elvana Gjata dhe motra e saj Migena, nuk ndajnë vetëm talentin për muzikën, por ato kanë dhe një ngjashmëri fizike tepër të madhe.

Kjo dallohet fare lehtë edhe në foton e fundit të postuar nga Elvana në profilin e saj në Instagram, ku të dyja motrat shfaqen natyrale e të buzëqeshura, si dy pika uji.

Krijuesja e hitit “Love me” e ka shoqëruar këtë foto me fjalinë “buzëqesh gjithmonë”.

Ndonëse në një tjetër zhanër muzikor, Migena është një këngëtare lirike mjaft e njohur dhe e suksesshme në Gjermani. Ajo është komentuar dhe vlerësuar shpesh në mediat atje, për zërin e saj të veçantë.

Vetë Elvana e ka shprehur disa herë vlerësimin që ka për motrën e madhe, duke e konsideruar atë si ‘krenarinë e shtëpisë’. Nga ana tjetër, Migena ka qenë një shtysë e madhe për Elvanën, që të merret me muzikë.