Një biftek i vogël çdo ditë, mund të jetë aq i mirë sikurse ndalimi i duhanit, thonë shkencëtarët.

Njerëzit që hanë shumë ushqim të pasur me proteina, rezultuan të kenë presion të ulët të gjakut dhe arteriet më të shëndetshme, mënyrë e konsiderueshme që ul rrezikun nga sulmi në zemër dhe infarkti.

Shkencëtarët thonë se përftimi është ulur në aminoacide, të cilat ndihmojnë për të forcuar qelizat, indet dhe muskujt në trupin tonë.

Ekipi nga Universiteti i Londrës, thanë se ushqimi i pasur me proteina, duke përfshirë këtu, peshk , mish, qumësht, fasule, brokoli dhe spinaq, janë ushqime që përmbajnë komponime të dobishme.

Një pjesë e biftekut në ditë, një fileto e salmonit ose një gotë me qumësht, do të ndihmojë në repartin e sëmundjeve të zemrës, thonë shkencetarët, transmeton Klan Kosova.

Studimi i tyre, i publikuar në Journal of Nutrition, ishte i bazuar në të dhënat e shëndëtit nga 2000 gra britanike.

Gratë që kishin konsumuar sasi më të larta të aminoacideve, kishin masa më të ulëta të presionit të gjakut dhe ngurtësi të arterieve, shkaqet kryesore të sulmeve në zemër dhe tru.