Aktualisht mosha mesatare e zyrtarëve të saj është 45 vjet, ndërkohë që ata shërbejnë deri në moshën 65 vjeçare.

Ndërsa ka kohë që diskutohet një ligj për pensionimin e tyre. Ky dokument ka qenë edhe në agjendën e qeverisë së kaluar e është edhe në të tanishmen.

Sipas sindikatës së policisë, draftimi i këtij ligji tashmë është bërë.

“Faktikisht është gjetur zgjidhja e mirë, që policia të ketë një pension me 60% të pagës bruto, në momentin që të pensionohet kur arrihet edhe mosha që ka qenë e përshtatshme që është 55 vjet”, ka thënë Valbona Kamberi – Kryetare e Sindikatës së Policisë.

Kronikë nga Dibran Istrefi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here