Replikat e Ilda Bejlerit dhe Mustafa Nanos rreth veshjes së saj, pothuajse eskaluan pasi Nano po shprehte mendimin e tij se Bejleri nuk vishet përkitazi me emisionin që drejton dhe në emisionin Zonë e Lirë, kishte thënë se “ajo është qenia më vulgare që njeh”.

Më pas Ilda tha se do t’iu drejtohet autoriteteve gjyqësore për deklaratën e tij dhe se ai nuk ka të drejtë t’i drejtohet me atë gjuhë.

Debati mes tyre është komentuar sot edhe në “Top Show”, ku nikoqiri Alban Dudushi gjatë emisionit ka lexuar një deklaratë zyrtare të Digitalb.

Më poshtë mund të lexoni deklaratën e plotë të kompanisë mediatike:

Deklarata zyrtare e Digitalb: Digitalb ka ndjekur me vëmendjen debatin e ngritur ditët e fundit në lidhje me kritikat për veshjen e moderatoreve të emisioneve sportive. Digitalb vëren me keqardhje që debate ka mangësi që në zanafillë.

Së pari, ai është një debate i ngritur gabimisht mes një jo profesionisti të fushës dhe një moderatoreje, kur duhej të ishte një debat mes një profesionisti e një televizioni. Nëse ka diçka për t’u kritikuar në veshje, sjelljen, moderimin, gazetarinë, regjinë, cilësinë e transmetimit e të panelit, apo dhe të çfarëdo elementi tjetër të një emisioni, përgjegjësia është e Medias përkatëse dhe debati e kritika duhet drejtuar drejt saj.

Televizioni për ata që janë profesionistë të fushës, është puna e një grupi njerëzve ku përgjegjësitë nuk i mban vetëm ai që del në ekran, por krejt ekipi që punon për të realizuar një produkt televiziv. Së dyti, për rastin konkret, moderatorja e sulmuar, znj.Ilda Bejleri, është njëkohësisht gazetare, moderatore dhe imazh.

Në performancën e saj televizive ajo i sjell të treja këto cilësi në ekran sepse të treja janë pjesë e punës dhe personalitetit të saj. Gjykimi i vetëm njërit element të shkëputur nga të tjerët është thjesht dëshirë për protagonizëm duke nxjerrë atë element jashtë së tërës.

Së treti, Digitalb në tërë produktet e veta ndjek nga afër modelet dhe standartet më të mira europiane, qofshin ato teknologjike dhe kreative. Ndërthurja e cilësisë së përmbajtjes me një imazh sa më bashkëkohor e që të vijë sa më pranë nevojave të publikut të dekadës së dytë të mijëvjeçarit është sfida jonë kryesore të cilën e marrim me shumë seriozitet. Dhe së fundi, televizioni shqiptar ka më shumë nevojë për debat, një debat të hapur, publik dhe pa kompromise.

Televizioni shqiptar vuan nga mungesa e profesionistëve dhe zëvendësimi i tyre me surrogato në moshë të vonuar; vuan nga seksizmi pa profesionalizëm dhe imazhi pa përmbajtje; vuan nga gjithologët që flasin për gjithçka dhe që dalin në çdo studio edhe së fundmi edhe si moderator programesh e cila po bëhet një tendencë; nga varfëria e ideve të personaliteteve atelevizive; vuan nga të vjetrit që nuk i lënë vend të rinjve; por mbi të gjitha vuan sepse televizionin e bëjnë ata që nuk e njohin televizionin. Për të tëra këto ka shumë nevojë për debat, veçse ky debat duhet të vijë nga profesionistët dhe ata që e njohin fushën.

Një debat i nisur vetëm për audiencë personale dhe me sulme personale nuk i ndihmon askujt, madje as atij që e nis”, ka raportuar Xing.al

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here