Rita Ora nuk e ka frenuar aspak veten dhe e ka shijuar në maksimum si vizitën e saj të para pak ditëve në Kosovë ashtu edhe dasmën e miqve të saj, Arlitit dhe Filizit, i cili mund të konsiderohet si dasma shqiptare e vitit, pa asnjë dyshim.

Në një video të shkurtër që është publikuar nga produksioni që xhiroi dasmën, Vello, shihet një përmbledhje e gjithë asaj që ndodhi në dasmën, e cila pati një vëmendje të jashtëzakonshme nga mediat e Kosovës dhe Shqipërisë.

Por ajo që tërheq më shumë vë mendje është mënyra e shpenguar e këngëtares shqiptare me famë botërore, Rita Ora, e cila ka kërcyer edhe mbi tavolina bashkë me nusen dhe dhëndrin

Rita shihet teksa përqafon nusen, por po ashtu në dasmë janë luajtur edhe disa këngë të Ritës, të cilat janë kënduar nga ajo vetë e shoqëruar edhe nga shumë dasmorë.

Kjo video është bërë publike në “YouTube” vetëm pak minuta më parë.