“Trego” titullohet kënga më e re e këngëtarit Shpat Kasapi të cilën e solli në bashkëpunim me këngëtaren Lori dhe reperin e ri Rapsione, bashkëpunim ky që po radhitet në mesin e këngëve më të pëlqyera të sjellë deri me tani në këtë verë.

E gjersa po i ecën mirë me muzikën dhe është njëri ndër këngëtarët më të pëlqyer nga femrat, Shpatit edhe i ka hyrë vetja në qejf.

I ftuar në Rtv 21 në mesin e shumë pyetjeve drejtuar atij nga ana e publikut,këngëtari është përgjigjur edhe në atë se përse është kaq i mirë?!

“Zoti ishte në disponim kur më krijoi”, ishte përgjigja e parë e Shpatit.

“Unë kujdesem për veten kogja shumë, mbaj veten dhe blej shumë kremra e gjëra të tjera për fytyrë, për një pamje sa më  të mirë”, tha tutje këngëtari duke i këshilluar të gjithë meshkujt që të kujdesen sa më shumë për veten e tyre.