Në muajt e parë të jetës fëmijët janë në gjendje të dallojnë një fytyrë njerëzore nga fytyra e një kafshe apo pamja e një objekti.

Ky është një studim i publikuar në revistën Elife, i cili është kryer në Belgjikë. Shkencëtarët tregojnë se zhvillimi i trurit të fëmijëve është shumë më i shpejtë se sa mendojmë ne. Bebet 4 muajsh janë në gjendje të dallojnë vizualisht kategorizimin e njerëzve nga objektet.

Pas muajit të 4 hulumtuesit rrëfejnë se fëmijët në këtë periudhë kanë stimulim më të mirë në hemisferën e djathtë të trurit.