Por e vërteta është se kjo nuk përbën të vetmin efekt pozitiv në organizëm të pijes magjike. Veç kësaj, uji i ngrohtë me limon ka edhe një sërë përfitimesh të tjera si dezintoksifikimin e organizmit, shfryrje të tij, ndihmon në tretjen e ushqimeve dhe deri tek ajo që thamë në fillim, rënia në peshë.

Po kështu, duke e pirë atë esëll që në mëngjes, mundësisht të ngrohtë dhe me gjysmë limoni të tretur aty, keni mundësuar më së pari një hidratim të nevojshëm të organizmit dhe të gjithë indeve të trupit.

Njëkohësisht i kemi dhënë një shkëlqim ekstra lëkurës sonë.

Ndërkohë, limoni i pasur në pektinë, bën të mundur rënien e ndjenjës se urisë dhe redukton nivelin e kolesterolit të keq. Ndërkohë që si një lëng me përmbajtje bazike, limoni ndihmon në ruajtjen e bilancit të mjedisit acid të stomakut.

Por bashkimi ujë i ngrohtë me limon ka edhe benefite të tjera. Ai lufton ndjesinë e fryrjes së stomakut dhe falë Vitaminës C që e ka më shumicë, lufton radikalet e lira dhe na mbron nga të ftohtat e sezonit dimëror.