Gjatë një interviste të dhënë së fundmi, ai ka treguar se kush kishte qënë shkaku i ndarjes dhe se ish bashkëshortja ka qënë një ndihmesë mjaft e madhe që ai të takonte sërish katër fëmijet e tij.

Në programin “Howard Stern Show”, për të promovuar filmin e tij të ri “Terminator Genusys”, aktori 67-vjeçar ka folur hapur rreth divorcit të tij nga Maria Shriver. Ai ka treguar se ishte ai fajtori i kësaj ndarjeje, për shkak të marrëdhënies së fshehtë me shërbëtoren e shtëpisë. “Çdo gjë ka funksionuar mirë me ndihmën e ish-bashkëshortes sime”, ka thënë ai.