Ka vazhduar edhe të enjten aksioni i inspektorëve komunal për kontrollimin e subjekteve afariste me qëllim të mbrojtjes së shëndetit të konsumatorëve dhe parandalimin e helmimeve eventuale .

Inspektori Musa Dibrani njoftoi se me rastin e inspektimit të ambienteve të shitjes në Viva Fresh Store, kanë vërejtur se pronari bashkë me produktin ushqimor-ajvarin, të gjithë blerësve të këtij produkti po u jepte falas edhe një paketim në qese plastike prej 200 gramësh ullinj të verdhë, të cilëve u kishte skaduar afati i përdorimit.

Ai tha se sasia e gjetur e produktit me afat të skaduar është konfiskuar.

Drejtori i Inspekcionit Komunal, Hysni Ahmeti, tha se aksionet e tyre për të mbrojtur shëndetin e konsumatorëve dhe për të siguruar zbatimin e ligjit, do të intensifikohen akoma në të ardhmen./Kallxo.com

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here